Vizitë pune në Bosnje dhe Hercegovinë

Sarajevë, 12-13 prill 2022

 

PictureNë suaza të vizitës të Sarajevës, më 12-13 prill 2022, delegacioni i Drejtorisë për siguri të informatave të klasifikuara e vizitoi Ministrinë e sigurisë së Bosnjë dhe Hercegovinës dhe zhvilloi një takim pune me përfaqësues të Autoritetit të sigurisë shtetërore. Gjatë takimit, u diskutuan disa çështje aktuale në fushën e punës së autoriteteve të sigurisë kombëtare, duke përfshirë bashkëpunimin brenda nismave të bashkëpunimit rajonal të SEENSA dhe 6S.

Gjatë qëndrimit në Sarajevë, u zhvillua gjithashtu një takim me kreun e departamentit politik të Këshillit rajonal për bashkëpunim (RCC), me të cilin u bë koordinim në lidhje me organizimin e konferencës vjetore SEENSA që do të mbahet në Shkup në shtator 2022, brenda kryesisë së këtij viti të Drejtorisë për sigurimi të informatave të klasifikuara me nismën e SEENSA